Vrau kunatën në sy të fëmijës, 28 vite burg Agron Tanushit. E ëma e viktimës: Të ishte në dorën time, ai ...
Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë, ka dënuar me 28 vite burg Agron Tanushin, i cili vrau kunatën e tij me dy urdhër mbrojtje Jetmira Hasanin, duke rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë.
Ky i fundit ishte ankimuar si nga mbrojtja e autorit që kërkon dënim më të lehtë, ashtu edhe nga familjarët e të ndjerës që kërkonin dënim maksimal, ndërsa togat e zeza të Apelit, dhanë një dënim me 5 vite më shumë se Shkalla e Parë.
Pas seancës, e ëma e viktimës me lot në sy deklaroi se nëse shteti ia lë në dorë asaj, atëherë ai duhet të vritet dhe jo të dënohet me 28 vite burg.
“Ai nuk ka vrarë vajzën time, por ka vrarë një ëngjëll. Po të ma linyte shteti mua drejtësinë në dorë, do e kisha vrarë jo ta çoja në burg”, u shpreh ndër të tjera nëna e viktimës, Jetmira Hasani.


