PAMJET/ Zjarri nxjerr në dritë thesarin luftarak të fshehur në pyjet e Peshtanit në Fier
Në Fier, zjarret kanë vazhduar të djegin edhe të mërkurën. Në Peshtan dhe Kreshpan të Fierit situata duket se ka qenë më e vështirë, pasi gjatë natës u rrezikuan edhe disa banesa në Kraps.
Gjashtë mjete zjarrëfikëse janë në terren të mbështetura dhe nga 80 ushtarakë.
Nga ajri, prej mëngjesit ka nisur fluturimet edhe helikopteri i ushtrisë i cili ka hedhur ujë nga ajri duke ndikuar në lokalizimin e vatrave.
Por zjarret në Peshtan kanë zbuluar edhe municionet luftarake të fshehura gjatë bastisjes së reparteve ushtarake në vitin 1997.
Banorët deklarojnë se në djegien e pyjeve janë dëgjuar edhe shpërthime të fishekëve.
Por mesa duket shumë prej kutive i kanë rezultuar flakëve që kanë shkrumbuar shkurret. Tashmë ato kanë dalë në pah.
Municionet i përkasin kalibrit të madh, por edhe armëve tip kallashnikov që në atë kohë përdorej prej ushtrisë shqiptare.



