RUSI - Duma rrit moshën për shërbimin ushtarak deri në 30 vjeç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2023, 11:08
Duma ruse miratoi projektligjin për rritjen e kufirit maksimal për thirrjet në shërbimin ushtarak nga 27 në 30 vjeç.
Por, ndryshe nga sa u propozua fillimisht, mosha minimale mbetet 18 vjeç dhe nuk rritet në 21.
Kjo do të thotë se grupi i njerëzve që mund të thirren për shërbimin ushtarak është zgjeruar për të përfshirë burra të moshës 18 deri në 30 vjeç.
Për t’u bërë ligj, projektligji duhet të miratohet nga Senati dhe më pas të nënshkruhet nga presidenti rus. /os/

