BE 1,5 miliardë euro për Ukrainën për riparimin e infrastrukturës

Bashkimi Evropian pagoi sot 1,5 miliardë euro (1,66 miliardë dollarë) për Ukrainën për të ndihmuar në funksionimin e shtetit dhe riparimin e infrastrukturës, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Twitter.

Disbursimi është pjesë e një programi të ndihmës financiare të BE-së për Kievin me vlerë 18 miliardë euro në 2023.

Von der Leyen tha gjithashtu se ajo dënonte me vendosmëri sulmet ruse në infrastrukturën e magazinimit të grurit dhe eksportit të Ukrainës.

“Ndërsa Rusia vazhdon luftën e saj të pamëshirshme, ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, shkroi ajo./ a.jor.