Abuzoi me 200 pacientë, dënohet me 20 vite burg gjinekologu
Një mjek gjinekolog që abuzoi seksualisht me pacientë të pambrojtur dhe me shpresë për më shumë se dy dekada në spitalet prestigjioze të Nju Jorkut, qau përpara se të dënohej me 20 vjet burg nga një gjykatë federale, e cila i quajti krimet e tij të paprecedentë, shkruan apnews.com.
Dënimi për Robert Hadden, 64 vjeç, ishte një masë hakmarrjeje për qindra ish-pacientë që akuzuan mjekun se i ngacmonte ato gjatë kontrolleve mjekësore.
Duke pasur mundësinë e tij për të folur, Hadden mblodhi duart para tij për të thënë se kishte “shumë gjëra për të thënë”, por që avokatët e tij e këshilluar që të mbante deklaratën e tij të shkurtër.
“Më vjen shumë keq për gjithë dhimbjen që kam shkaktuar”, tha Hadden duke qarë përpara se të ulte kokën.
Në deklaratat gjatë dy ditëve të fundit, gjykatësi i qarkut të SHBA, Richard M. Berman tha se ”rasti ishte si asnjë që ai kishte parë më parë, i egër, i tmerrshëm, përtej abuzimit seksual të shthurur”.
Gjyqi federal përfshiu një numër më të vogël viktimash. Hadden u dënua për katër akuza për joshjen e grave për të kapërcyer kufijtë shtetërorë në mënyrë që ai të mund të abuzonte seksualisht me to.
Nëntë viktima dëshmuan në gjyq, duke përshkruar sesi Hadden i ngacmoi ato gjatë vizitave gjinekologjike, duke filluar nga fundi i viteve 1980, në spitale të njohura, duke përfshirë Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kolumbias Irving dhe Spitalin NewYork-Presbyterian.



