Hidhet me kokë në ujërat e Sarandës, plagoset turisti, lituanezi niset me urgjencë drejt Traumës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2023, 21:37
Një 35-vjeçar në Sarandë ka mbetur i plagosur, pasi është hedhur në det me kokë. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin, Andrius Naidziravicius, nga Lituania.
Mësohet se i riu ka pësuar frakturë vertebrae cervicale, ndërsa ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, por më pas është nisur me helikopter drejt Traumës në Tiranë.
