Tym i zi edhe në Gjirokastër, zjarrfikësit në "luftë" me flakët

Dy vatra zjarri janë ndezur edhe në qarkun e Gjirokastrës. Një ndodhet në fshatin Dukaj bashkia Tepelenë, dhe një tjetër në fshatin Buz bashkia Memaliaj.

Teksa zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erës, efektivet e zjarrfikëses Tepelenë dhe Memaliaj ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që u është bashkuar edhe ekipi i zjarrfikësve të Gjirokastrës.

Vatrat e zjarrit kanë nisur që prej orës 14:00, por për fat të mirë deri tani nuk kemi rrezikim të banesave.