Nga ndërhyrja në digë tek kanalizimet e reja, Qeveria harton Planin për përmbytjet në 7 zona të Shkodrës
Në shtatë zonat e Shkodrës ku thuajse në çdo vit mijëra hektarë përfshihen nga përmbytjet, qeveria ka vendosur të ndërhyjë me një plan masash.
Në dokumentin e publikuar për konsultimet publike së pari parashikohet ndërhyrja në digë për sistemimin e shkarkimeve të ujërave, çka do të shoqërohet me restaurimin e sistemeve ujëmbajtëse
Tabela e qeverisë përfshin zonat: Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Rrethinat, Velipojë dhe Bushat.
Për të gjtihë zonën do të ketë kufizim të ndërtimeve të reja duke e ndaluar edhe bashkinë të japë leje për objekte.
Sa i përket ujërave sipërfaqësore kërkohet të krijohet një sistem kullimi i përshtatur për të përballuar përmbytjet, por edhe zhvillimi i një sistemi ujëmbajtës.
Për të përballuar shpenzimet në rast të fatkeqësive natyrore propozohet edhe sigurimi i detyrueshëm i banesave, por dhe gatishmëria financiare për financime nga buxheti.
Projekti parashikohet të realizohet brenda vitit 2028 duke marrë në mbrojtje 8824 banesa dhe 23180 familje.



