VIDEO/ Deputeti i Fierit: Situata në Kraps po bëhet më e rrezikshme. Reagon Ministria, sjell helikopter për ndërhyrje nga ajri
Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit Luan Baçi ka reaguar sërish këtë të martë për situatën e vështirë në Kreps të Fierit, i cili prej gjendet në pushtetin e flakëve, ku zjarri tashmë ka shkrumbuar banesa dhe bagëti.
Ndërsa sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, Baçi përmes rrjeteve sociale shprehet se situata në Kraps është e rrezikshme.
“Situatë e rrezikshme ne Kraps, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri, Peleshi të dërgoj helikopterin “Cougar” që propagandonte para disa ditësh dhe na garantonte se situata ishte nën kontroll dhe nuk kishte rrezik!
Sot po vërtetohet e kundërta, situata është jashte kontrollit!
Ndiqeni videon deri në fund dhe dëgjoni banorët e shqetësuar!”, shprehet ligjvënësi demokrat.
E ndërsa Luan Baçi apelon për ndërhyrje nga ajri, raportohet se ka mbërritur dhe një helikopter “Cougar”, i cili do të vihet në punë për shuarjen e flakëve në Kraps.


