Ibrahimaj: 2 500 bursa për të rinjtë që zgjedhin arsimin profesional
Arsimi Profesional, është një mjet i fuqishëm për t’i dhënë të rinjve një mundësi punësimi “të sigurt” dhe për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë nxënësit po zgjedhin shkollat profesionale, për të gjetur veten shpejt në tregun e punës.
Në fund të këtij viti akademik, rreth 18 500 të rinj studiuan në arsimin e mesëm profesional në 23 drejtime mësimore, në 35 shkolla profesionale në të gjithë Shqipërinë.
Ministrja e FInancave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se do të jepen mbi 2 500 bursa studimi deri në 7 320 lekë për të rinjtë që do të ndjekin shkollën profesionale.
“Programi i mbështetjes ka në focus vajzat që zgjedhin arsimin profesional, nxënësit që regjistrohen në degët prioritare, nxënësit nga familjet në nevojë, nxënësit që banojnë mbi 5 km larg nga shkollat profesionale, ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhs në arsim profesional me mesatare mi 9 dhe nxënësit nga grupet e veçanta”, informoi ministrja.
Qeveria po ndihmon në rritjen e mundësive të punësimit të të rinjve nga shkolla profesionale në Shqipëri duke nxitur bashkëpunimin e ngushtë me kompanitë private.




