E rrallë! Mjekët i thanë se ishte obeze, gruas i gjendet në trup kisti me peshë 10 kg (FOTO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tajlandë, ku një gruaje i është hequr nga trupi një kist që peshonte 10 kg.

Gruaja ishte konsdieruar si paciente mbi peshë fillimisht nga doktorët, por testet e vazhdueshme treguan se në trup ajo mbante një kist, që kishte madhësinë e një guri të madh.

Rritja e kistit gjigand rezultoi se ishte kancerogjene, dhe kishte përmasat 23 cm dhe 34 cm. Qeset e mbushura me lëngje, cistat ovariane zhvillohen në vezore dhe normalisht nuk rriten në këtë shkallë, por ky ishte rasti rrallë.