Prokuroria ruse kërkon 20 vjet burg të tjera për Alexey Navalny
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2023, 18:21
Prokuroria publike ka kërkuar 20 vjet burg për akuzën e “ekstremizmit” për Alexey Navalny, bëri të ditur Ivan Zhdanov, një nga bashkëpunëtorët kryesorë të kundërshtarit, duke saktësuar se dënimi pritet më 4 gusht.
Navalny konsiderohet si rivali kryesor i Vladimir Putinit dhe ndodhet në burg që nga janari i vitit 2021.
Akuzat ndaj tij besohet të jenë të motivuara politikisht. Lajmi bëhet i ditur nga media të ndryshme ruse, përfshirë gazetat online Meduza dhe Mediazona.
