Koreja e Veriut nuk i përgjigjet kërkesës së Pentagonit për të liruar ushtarin amerikan
Koreja e Veriut nuk i përgjigjet kërkesës së Pentagonit për të liruar ushtarin amerikan i cili kaloi kufirin e fortifikuae që po mbahet në paraburgim.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, thotë se Pentagoni kishte kontaktuar Peniain, porpa marrw përgjigjë.
Ai ka shtuar se nuk ka pasur asnjë sqarim për vendndodhjen e PV2 King ose fatin e tij.
Kriza vjen në një kohë veçanërisht të tensionuar me Veriun. Marrëdhëniet me SHBA-në kanë rënë në vitet e fundit, pasi ajo ka testuar dhjetëra raketa gjithnjë e më të fuqishme të afta për të mbajtur koka bërthamore.
Ndërkohë BBC, shkruan se SHBA u thotë qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Korenë e Veriut - një nga shtetet më të izoluara në botë - për shkak të "rrezikut serioz të vazhdueshëm të arrestimit" dhe "kërcënimit kritik të ndalimit të gabuar".
Është e paqartë nëse PV2 King ka dezertuar apo shpreson të kthehet.
Ekspertët thonë se një ushtar i tillë i rangut të ulët do të kishte pak vlerë propagande dhe inteligjence, gjë që mund ta shtyjë Korenë e Veriut ta lirojë atë - por ajo që do të ndodhë me të mbetet shumë e pasigurt. SHBA ende nuk di fatin e ushtarit.


