Horror në Selanik, i riu masakron të moshuarin pasi tentoi ta përdhunojë. Me gjakun e tij në mur shkroi "Pedofil"

Pamje që të kujtojnë një film horror hollivudian janë përshkruar nga 29-vjeçari i cili u dorëzua dhe u arrestua nga policia për vrasjen mizore të 64-vjeçarit në Selanik.

29-vjeçari shkoi në polici dhe tha se pak orë më parë kishte vrarë një burrë në një banesë në Menemeni. 

Në fillim policia ishte u shqetësua por shumë shpejt shqetësimi i tyre u zhduk dhe vendin e saj e zuri ndjenja e terrorit, pasi përshkrimet e autorit ishin më se tronditëse.

Siç shrkuan Protothema.gr, 29-vjeçari ka thënë në polici se fillimisht ka shkuar në shtëpinë e viktimës për të kryer disa punë kundrejt pagesës. Më pas, teksa ndodhej në dhomën e gjumit të shtëpisë, 64-vjeçari e ka sulmuar dhe ka tentuar ta përdhunojë.

29-vjeçari ka reaguar dhe ka nisur ta godasë me grushte në fytyrë 64-vjeçarin me një tërbim të tillë, saqë në fund e ka vrarë. Më pas ai i lidhi viktimës një litar rreth qafës dhe, duke rrëmbyer tre thika nga kuzhina, i futi dy në dyshek, duke e lënë të tretën në ijë të burrit. Më pas ka kapur një sfungjer dhe pasi e ka lagur me gjakun e viktimës ka shkruar në shtyllën e dhomës së ndenjes fjalën “Pedofil-1”.

Kur policia shkoi në vendngjarje e gjeti 64-vjeçarin në dhomën e gjumit në një pellg gjaku. Burri ishte i zhveshur dhe kishte lëndime të shumta në kokë. Në të njëjtën kohë u gjetën edhe tre thikat, të cilat u konfiskuan.