VIDEO/ Zjarri në Rodos del jashtë kontrollit, evakuohen banorët e tre fshatrave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2023, 12:57
Banorët e tre fshatrave në ishullin grek, Rodos janë evakuuar pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Bëhet fjalë për fshatrat Eleousa, Salakou, Dimylia kur pranë kësaj të fundit ndodhet një hotel turistik.
Sipas mediave greke, zjarri po shpërthen në mënyrë të pakontrolluar në të paktën tre fronte dhe situata konsiderohet veçanërisht e vështirë. Situata aktuale në disa zona të vendit paraqitet kritike. Deri më tani është raportuar për dy zjarrfikës të lënduar dhe djegie të shtëpive dhe makinave.
5 mjete të rojes bregdetare dhe private janë në gatishmëri të menjëhershme në zonën në veriperëndim të Rodosit për të ofruar ndihmë.

