Zjarret pushtojnë Greqinë, gazetarja: Situata është dramatike, ka shumë që nuk duan të lënë shtëpitë

Në një intervistë për Ora News, gazetarja Hygerta Osmani u shpreh se banorët e në periferitë e Athinës janë duke përjetuar orë tmerri dhe situata duket se është jashtë kontrollit për shkak të zjarreve.

Ajo tha se deri më tani nuk ka viktima fatmirësisht, ndërsa theksoi se janë angazhuar shumë ekipe për të shuar flakët, por ka njerëz të cilët nuk duan që t’i lënë shtëpitë e tyre.

Osmani: Banorët e në periferitë e Athinës janë duke përjetuar orë tmerri dhe situata duket se është jashtë kontrollit, por deri më tani nuk ka viktima fatmirësisht. Janë angazhuar shumë ekipe për të shuar flakët. Këtu po përhapet flakët nga era pasi fryn shumë erë. Ndërkohë ekipet e shpëtimit e kanë shumë të vështirë që të punojnë natën, ndërsa shumë persona nuk duan që të lënë shtëpitë e tyre pasi i kanë ndërtuar me shumë mund.

Po shihet nëse mund të futen nga deti për të fikur flakët, ndërkohë situata është shumë kritike. Grupet e shpëtimit janë në terren dhe janë lëshuar alarme nga shteti për të lënë shtëpitë, por shumë njerëzve u dhimbsen shtëpitë e tyre. Kryeministri ndodhet në Bruksel dhe nuk ka dhënë një deklaratë për situatën. Po ashtu është arrestuar edhe një rumun për një zjarrvënie të qëllimshme dhe u la i lirë pastaj. Kjo periudhë është gjithmonë e tillë me zjarret.