Greqia nuk gjen qetësi/ Sërish lëkundje tërmeti në Kretë, ja sa ishte magnituda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2023, 10:31
Një tjetër tërmet me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në një zonë detare në veri të Kretës.
Konkretisht, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ka ndodhur 103 km në juglindje të Heraklionit.
Thellësia fokale vlerësohet në 41 kilometra. Edhe ditën e djeshme në këtë zonë janë shënuar disa lëkundje të tjera, por për fat të mirë pa dëme

