Kurti: Po u hapim rrugë zgjedhjeve të parakohshme

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka filluar të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme në veri.

Ai ka përmendur reduktimin prej 25% të Policisë në godinat e komunave veriore.

“Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e Policisë me 25% në 3 godinat e komunave veriore. Tani po fillojmë të hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme”, ka shkruar ai në Twitter duke shtuar se Kosova po zbaton me mirëbesim “marrëveshjen me BE-në të arritur në Bratislavë për de-përshkallëzimin”.