Anija e fundit me grurë ukrainas, marrëveshja drejt përfundimit

Orët e fundit të përfundimit të marrëveshjes për lejimin e eksporteve të drithërave të Ukrainës po përfundojnë pa deklarimin e një pakti përfundimtar. Anija e fundit e ngarkuar është nisur të ditën nga porti i Odesës.

Deri më tani, Rusia e cila prej rreth nëj viti e gjysmë ka nisur një sulm ushtarak ndaj Kievit nuk ka pranuar të zgjasë afatin e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Në këmbim Moska kërkon që të hiqen saksionet që ndalojnë eksportimin e drithërave dhe plehrave kimik që prodhohen në Rusi.

Për këtë ccështje prej muajsh është angazhuar dhe presidenti i Turqisë Erdogan, por duket se ende nuk ka një rezultat.

Disa ditë para zgjatjes së fundit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi bisedime urgjente me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së António Guterres.

“Ne jemi të interesuar të sigurojmë që të mos ketë uri në botë”, tha Zelensky.

Eksportet e Ukrainës nga deti nga portet e Detit të Zi të vendit u bllokuan fillimisht nga luftanijet ruse pas pushtimit në shkurt 2022.

Më shumë se 30 milion ton drithë dhe ushqime të tjera janë larguar nga Ukraina sipas marrëveshjes duke ofruar një korridor të sigurt përtej Detit të Zi.

Sipas përllogaritjeve 47% e drithit të Ukrainës ka shkuar në "vendet me të ardhura të larta" duke përfshirë Spanjën dhe Italinë, 26% për “vendet me të ardhura të mesme të larta” si Turqia dhe Kina fhr 27% për "vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të ulëta" si Egjipti dhe Sudani.

Por OKB-ja thotë se nga marrëveshja e grurit kanë përfituar njerëzit në mbarë botën sepse ka sjellë më shumë produkte ushqimore në tregun global dhe për këtë arsye ka ulur çmimet globale.