OKB: 165 milionë persona më shumë nën kufirin e varfërisë, trazirat ekonomike dhe pandemia shtuan rastet
Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, 165 milionë persona në mbarë botën kanë rënë nën kufirin e varfërisë vitet e fundit.
”Për shkak të pandemisë Covid-19 dhe trazirave ekonomike që nga viti 2020, paratë ditore në dispozicion të të prekurve kanë rënë nën pragun e 3,65 dollarëve”, njoftoi Agjencia e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, UNDP.
“Ky numër në fakt mund të ishte edhe më i lartë, nëse qeveritë nuk do të rritnin programet e sigurimeve shoqërore dhe shumë nga paketat stimuluese gjatë Covid-19”, tha kreu i UNDP-së, Achim Steiner, përfaqësuesi më i lartë i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara.
“Një qeveri që nuk mund të punësojë më mjekë dhe infermierë në spitale, që nuk mund të sigurojë ilaçe për qendrat shëndetësore rurale, në thelb po gërryen infrastrukturën sociale të vendit”, theksoi Steiner.
“Dhe kjo është ajo që përkthehet në më pak kujdes shëndetësor, më pak arsim, pa rrjeta sigurie sociale për të ofruar lehtësim të përkohshëm për njerëzit që pa fajin e tyre e gjejnë veten në një situatë ku fjalë për fjalë nuk mund të ushqejnë më familjet e tyre”, shtoi ai.
