Ministrja dhe zv. ministrja e Financave në Holandë largohen nga politika për shkak të kërcënimeve

Ministrja holandeze e Financave dhe zëvendëskryeministrja Sigrid Kaag njoftoi sot se do të largohet nga politika për shkak të intimidimeve dhe kërcënimeve.

“Pas shpërbërjes së qeverisë së ish-kryeministrit Mark Rutte, ajo nuk është më e disponueshme si një kandidate kryesore për partinë e majtë-liberale D66”, njoftoi sot Kaag në Hagë.

“Periudha ime e fundit u shoqërua me urrejtje, intimidime dhe kërcënime, si dhe me dashuri dhe vlerësim”, tha 61-vjeçarja.

Megjithatë, Kaag do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet dhe ardhjen e një qeverie të re. Kaag u ankua për mizogjini, ndër të tjera.

“Mizogjinia ekziston, për fat të keq. Sidomos kur gratë guxojnë të thone diçka që mund të kritikohet”, tha ajo.

Sipas burimeve dhe politikanë të tjerë holandezë ishin kërcënuar në jetën e tyre private. Megjithatë, Kaag kishte marrë më shumë mesazhe urrejtjeje.

Në një program televiziv, dy vajzat e saj i kërkuan të hiqte dorë nga politika. Ato kishin frikë për jetën e nënës së tyre. Koalicioni holandez i katër partive u shpërbë të premten e kaluar pas mosmarrëveshjeve lidhur me politikën e migracionit.

Të hënën, Rutte njoftoi papritur tërheqjen e tij nga politika. Ai nuk do të kandidojë më, por do të qëndrojë në detyrë deri në formimin e qeverisë së re.