VIDEO/ Sherr në Kuvendin e Kosovës, laget me ujë dhe goditet Albin Kurti

Grushte, shishe dhe të shara në kuvendin e kosovës. Deputetët e opozitës fillimisht kanë hedhur uj ndaj kryeministrit albin kurti e më pas zona e foltores u shndërrua ne arenë përleshje mes ministrave dhe deputetit Lushataku

Kuvendi i Kosovës është përfshirë nga përleshjet mes deputetëve të opozitës, kryeministrit Albin Kurtit dhe ministrave të tij.

Përplasja nisi kur zëvendës hoqi banderolën me mbishkrimin Zdravo, përshëndetje, të vendosur në foltore kur ishte duke folur Albin Kurti.

Deputeti i Partisë Demokratike Mërgim Lushtaku reagoi duke hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky Iu përgjigj duke i hedhur shishen. Menjëherë kanë ndërhyrë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun. Kjo e fundit dëgjohet teksa thotë “a je normal”.

Për shkak të përfshirjes së deputetëve të tjerë dhe tentativaver për të qëlluar me grusht Albin Kurtin, garda ka tërhequr këtë të fundit, ndërsa përleshja fizike vijon edhe më tej.

Konflikti ka vijuar edhe për pak minuta më tej kur shihet dhe përballja me ministren Haxhiu.

Në fjalën e tij Kurti sqaroi vendimin për shtensionimin e situatës në Veri, shtrirjen e ndikimit të qeverisë në të katër komunave për ndalimin e personave të inkriminuar dhe arrestimin e disa prej tyre.