Osmani: Vulin dhe grupi i tij kërcënoi paqen në rajonin tonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2023, 20:37
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të Departamentit amerikan të Thesarit, i cili ka futur në listën e sanksioneve amerikane, Aleksandar Vulin, drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës Serbe-BIA.
Presidentja Osmani ka thënë se Vulini dhe grupi i tij dëmtoi demokracinë dhe kërcënoi paqen në rajonin tonë.
Osmani ka shkruar në Twitter se ai i shërbeu interesit keqdashës të Rusisë dhe krimit të organizuar transnacional, duke minuar kështu stabilitetin e rajonit.
“Unë përgëzoj SHBA-në për vendimin për ta sanksionuar atë. Së bashku me aleatët tanë do të luftojmë ndikimin e akterëve të tillë keqdashës”, ka shkruar ajo.
