Kurti takon Osmanin dhe Konjufcën, nuk jep detaje për temat e diskutimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar pasditen e sotme presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca

Bashkë me Kurtin kanë qenë edhe dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla.

“Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me presidenten, kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, ka shkruar Kurti.