Hap pas hapi, publikohet VIDEO: Ja se si nëndetësja "Titan" shpërtheu në fund të oqeanit

Thuajse një muaj pas tragjedisë së nëndetëses Titan, që u mori jetën 5 personave, ëhstë publikuarn jë video që tregon saktësisht se si anija u shkatërrua në thellësi të oqeanit.

Video ëhstë publikuar në adresë e You Tube, me emrin AiTelly dhe në të tregohen me detaje shpërthimin, duke treguar se si dhe pse nëndetësja, e destinuar për të eksploruar rrënojat e Titanikut, u shkatërruar.

Nëndetësja Titan humbi komunikimin me anijen e saj mbështetëse të dielën, më 18 qershor, gjatë një zbritjeje në rrënojat e Titanikut 12,500 këmbë nën sipërfaqe. Ditë më vonë, mbeturinat e saj u gjetën. Thuhej se kishte pësuar një 'shpërthim katastrofik'.

Turistët që ndodheshin në bord, Hamish Harding, 58 vjeç, Shahzada Dawood, 48 vjeç dhe djali i tij Suleman Dawood, 19 vjeç, piloti i Marinës Franceze Paul-Henry (PH) Nargeolet dhe CEO i OceanGate, Stockton Rush, vdiqën të gjithë në zhytës.