“Kam ëndrra të çmendura” Shkrimtari Salman Rushdie tregon gjendjen e tij pas sulmit me thikë

Gati një vit pas incidentit që mund të kishte rezultuar tragjik romacieri Salman Rushdie është gati të vijojë jetën e tij edhe pse frikërat nuk i ka mposhtur ende. 76 vjeçari thotë se ka ëndrra të çmendura.

Romancieri Salman Rushdie thotë se ai është fizikisht më mirë gati një vit pasi u godit me thikë teksa po përgatitej të jepte një leksion në Nju Jork.

"Kam një terapist shumë të mirë por që ka shumë punë për të bërë pasi unë kam ëndrra të çmendura," tha ai.

Megjithatë, 76-vjeçari u shpreh për BBC nuk e ka tejkaluar dot emocionalisht incidentin, i cili e la të verbër në njërin sy.

Rimancieri shpreh frikën për tu shfaqur i lirë në publik dhe për të qëndruar në ambjente me shumë njerëz.

Gushtin e kaluar, autori britaniko-amerikan me origjinë indiane kaloi gjashtë javë në spital pasi u godit 10 herë me thikë në skenë .

Lëndimet i dëmtuan mëlcinë, bënë të humbasë syrin e djathtë dhe ti lënë një dorë të paralizuar.

Autori, fitues i shumë çmimeve tha se trupi i njeriut ka një kapacitet të mahnitshëm për t'u shëruar duke u shprehur shpresëplotë për gjendjen e tij.

I dyshuari Hadi Matar është akuzuar vrasje e mbetur në tentativë.

Unë nuk kam një mendim shumë të qartë për të tha Salman dhe mendoj se ajo që është e rëndësishme për mua tani është të vazhdoj jetën time.

Ai aktualisht është duke shkruar një libër për incidentin gati fatal të kryer ndaj tij që nuk do të jetë më shumë se dyqind faqe e gjatë.

Autori, mori kërcënime me vdekje nga Irani në vitet 1980 pas botimit të romanit të tij "Vargjet Satanike".

"Shkrimtarët nuk kanë shumë pushtet. Ne nuk kemi ushtri," tha ai për BBC. "Ajo që kemi është aftësia për të shkruar për botën”.