Ushtria ruse nuk tërhiqet, sulme me raketa drejt Kievit, 1 i vdekur, 4 të plagosur. Ukraina: Shkatërruam 20 drone të kundërshtarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2023, 08:42
Autoritetet ukrainase raportuan të paktën një të vdekur dhe katër të plagosur në Kiev si rezultat i sulmit ajror rus.
Forcat ajrore të Ukrainës deklaruan se rrëzuan 20 dronë kamikaze ruse dhe dy raketa lundrimi në natën e tretë radhazi të sulmeve ajrore ruse që synonin, ndër të tjera, kryeqytetin e vendit, Kievin.
Një “operacion i suksesshëm i mbrojtjes kundërajrore” u krye, tha zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ikhnat , duke shtuar se “njëzet drone Shahed” të zbuluar u “shkatërruan”, si dhe “dy raketa lundrimi Kalibr”.
Përtej kryeqytetit ukrainas, shpërthime u dëgjuan gjatë natës në rajone të tjera të Ukrainës , duke përfshirë Mykolayiv (në jug), Khmelnytskyi (perëndim) dhe Zaporizhia (juglindje), sipas ushtrisë ukrainase.