Call centeri shqiptar menaxhon sistemin e rinovimit të kartave identitetit në Napoli
Një call center me bazë në Shqipëri menaxhon sistemin e prenotimeve për rinovimin apo pajisjen me karta identiteti për qytetarët rezidentë në Napoli.
Dy këshilltarë bashkiakë në komunën e Napolit, Marco Nonno e Giorgio Longobardi të Partisë Fratelli D'Italia kanë bërë publik faktin duke u shprehur se "qyteti i tretë më i madh në Itali aplikon një sistem prenotimesh për rinovimin e kartave të identitetit përmes një call center në Shqipëri, operatorët e të cilit shpesh japin informacione jo korrekte e të pamjaftueshme për qytetarët.
Prej kohësh, denoncojnë dy këshilltarët bashkiakë, qytetarët e Napoli po jetojnë një situatë skandaloze në vonesat e rinovimin me kartat e identitetit. Sistemi i prenotimit i zyrave administrative parashikon thirrjet përmes një numri jeshil i cili menaxhohet nga një call center në Shqipëri me operatorë që shpesh japin informacione jo korrekte e të pamjaftueshme për qytetarët."
"Nga lind kjo ide për t'i besuar një strukture të huaj një shërbim kaq të rëndësishëm e thelbësorë për qytetarët e Naolit?" pyesin dy këshilltarët Bashkiakë.
Për ta ky sistem duhej menaxhuar nga punonjësit e Bashkisë apo nga një kompani e brendshme në bashkëpunimin me komunën e Napolit.
"Qytetarët janë të rraskapitur nga pritja e lëshimi i kartave të identitetit bëhet me pikatore" e për Partinë Fratelli D'Italia në bashkinë e Napolit, çështja bëhet më paradoksale kur mendon se një kompani e huaj duhet të menaxhojë vonesat e pritjet e qytetarëve napolitanë që prej muajsh presin të caktojnë takimet për të rinovuar kartën e identitetit.
"A është kjo një mënyrë e funksionimit korrekt të aparatit adminsitrativ në një komunitet të qytetëruar?"
