Samiti i NATO-s në Lituani, lëvizje në Kremlin/ Putin takon shefin ekzekutiv të bankës së dytë më të madhe ruse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2023, 14:43
Vladimir Putin ka mbajtur sot një takim në Kremlin, ndërsa aleatët e NATO-s mblidhen në kryeqytetin lituanez.
Presidenti rus u takua me shefin ekzekutiv të bankës VTB, Andrey Kostin.
Më herët, Kremlini tha se do të bënte një “analizë të thellë” të deklaratave të liderëve perëndimorë në samit dhe do të merrte masa për të mbrojtur sigurinë e Rusisë.
Kremlini paralajmëroi gjithashtu se Ukraina në NATO do të ishte “potencialisht shumë e rrezikshme” për sigurinë evropiane, duke shtuar se po ndjek “shumë afër” samitin dy-ditor.

