Presidenti ukrainas, Zelensky mbërrin në Vilnius për samitin e NATO-s

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti sot në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, për të marrë pjesë në një samit të NATO-s kushtuar veçanërisht dëshirës së Kievit për t’u bashkuar me aleancën.

“Ai sapo mbërriti”, tha zëdhënësi i tij, Serguii Nykyforov.

Më herët gjatë ditës, Zelensky dënoi “pavendosmërinë” dhe “dobësinë” e NATO-s, hezitimi i së cilës për anëtarësimin e Ukrainës nxit, sipas tij, “terrorin” rus kundër vendit të tij./ a.jor.