Trump kërkon më shumë kohë, avokatët: Gjyqi të nisë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Avokatët e Donald Trump kanë kërkuar shtyrjen e gjyqit për 37 akuzat e ngritura ndaj tij. me argumentin e dosjes voluminoze por dhe fushatës zgjedhore, ata kërkojnë që seancat të nisin pas zgjedhjeve presidenciale

Ish presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që gjyqi ndaj tij të shtyhet pas zgjedhjeve të vitit 2024. Kërkesa është paraqitur prej avokatëve të tij duke argumentuar se zhvillimi i seancës në 11 dhjetor do tu mohonte kohën e duhur për tiu përgjigjur akuzave.

Përfaqësuesit ligjor e kanë cilësuar rastin të jashtëzakonshëm duke shtuar se edhe volume I materialeve është voluminoz. Madje shtohet se një sfidë më vete do të jetë edhe përgatitja e fushatës së zgjedhjeve presidenciale ku ai është kandidat kryesor prej partisë republikane

Do të jetë Gjyqtarja e cështjes Aileen Canno e cila do të shqyrtojë argumentet për të vendosur nëse do të ketë apo jo një shtyrje.

Në procesin e nisur në Miami muajin e kaluar Trump është deklaruar I pafajshëm në 37 akuzat e ngritura nga prokuroria. Ndërsa akuza pretention se ai ka mbajtur në pronën e tij në Mar a Lago mënyrë të paligjshme dosje sekrete  madje duke shtuar se ka penguar përpjekjet për ti rikthyer ato.

Nisja e përballjes në gjykatë fillimisht u përcaktua data 14 gusht por pas kërkesës së palëve për më shumë kohë u vendos 11 dhjetori.