Hapet në pak ditë aksi Palasë – Dhërmi, Balluku: Do t’i shërbejë pushuesve që frekuentojnë jugun

Aksi i by pasit të jugut Palasë Dhërmi do të hapet pas pak ditësh. Ministrja Belinda Balluku ka deklaruar se punimet po ecin me shpejtësi, ashtu sikur edhe realizimi i veprave të parashikuara në të.

Ministrja infrastuktures dhe energjisë Belinda balluku zhvilloi sot një inspektim të punimeve në by pass-in e jugut në segmentin Palasë – Dhërmi.

Investimi synon lehtësimin e lëvizjes drejt bregdetit të jugut dhe do të jetë i aksesueshëm brenda pak ditësh.

Projekti parashikon dhe realizimin e një sërë veprash të mëdha si dhe të standardeve të BE.

Investimi synon jo vetëm standardet në qarkullim dhe lehtësimin e trafikut por dhe arritjen në një kohë më të shpejtë të zonave turistike.