SHBA: Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO, pas samitit të Vilniusit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2023, 23:31
Ukraina “nuk do të bashkohet me NATO-n” pas samitit të Vilnius të planifikuar për javën e ardhshme, tha sot këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
Deklarata vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është në një turne ndërkombëtar që synon kryesisht të mbledhë më shumë mbështetje për ambicien e Kievit për t’u bashkuar me NATO-n përpara samitit të aleancës 11-12 korrik në Vilnius, Lituani.