Kryeministri holandez Mark Rutte jep dorëheqjen pas 13 vitesh në qeveri

Kryeministri holandez Mark Rutte ka njoftuar dorëheqjen e tij, pas gati 13 vitesh në qeveri.

Rutte njoftoi se do t’i ofronte dorëheqjen e kabinetit me shkrim mbretit Willem-Alexander.

"Dallimet midis katër partive të koalicionit për politikën e migracionit ishin të papajtueshme", -tha ai në Hagë.