Peskov: Takim Putin-Erdogan në një të ardhme të afërt

Qeveria ruse po shqyrton një takim midis presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan, por ende nuk është caktuar një datë konkrete, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Peskov.

Moska nuk e ka përjashtuar një yakin të mundshëm. Ka javë që spekulohet për një takim të tillë”, citohet të ketë thënë Dmitry Peskov.

Komentet e Peskov vijnë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është planifikuar të takohet me Erdoganin të premten.

”Moska do t’i ndjekë këto bisedime nga afër. Moska dhe Ankaraja kanë ruajtur marrëdhëniet e tyre të “partneritetit konstruktiv” dhe Rusia e vlerëson shumë atë.

Moska është natyrisht e interesuar për atë që po diskutohet mes Erdoğan dhe Zelensky”, theksoi Peskov.