6 korriku është shënuar si “dita më e nxehtë” në botë

Në javën e temperaturave rekord, 6 korriku shënoi 'ditën më të nxehtë’ me temperaturë mesatare globale prej 17,23 gradë Celcius.

6 korriku u shënua si "dita më e nxehtë" me një temperaturë mesatare globale prej 17.23 °C (63°F), duke tejkaluar nivelin e mëparshëm prej 17.18 °C (62.9 °F) më 4 dhe 5 korrik.

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti i Maine në SHBA, temperaturat globale thyen rekorde tri herë radhazi në të njëjtën javë.

Temperatura mesatare e ajrit në Antarktidë gjatë javës është matur të jetë 4.5 °C (40.1 °F) më e lartë se mesatarja normale.

Ndërkohë, Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së tha se i mungon aftësia për të verifikuar të dhënat e analizës klimatike të mbledhura nga Universiteti i Maine përmes simulimit kompjuterik.

Megjithatë, thuhet se bota po kalon një periudhë të nxehtë për shkak të ndryshimeve klimatike.

Më parë, temperatura mesatare më e lartë ishte 16.9 °C (62.4 °F) në vitin 2016, tregojnë të dhënat zyrtare të shërbimit të motit në SHBA.