Tragjedi në Milano/ Zjarr në shtëpinë e të moshuarve, 6 viktima, mbi 80 të plagosur

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Milano të Italisë pak pas mesnatës së të enjtes. 6 të moshuar humbën jetën dhe mbi 81 të tjerë u plagosën, pasi një zjarr shpërtheu në shtëpinë e të moshuarve atje. Autoritetet thanë se vetëm 2 prej viktimave vdiqën nga flakët, ndërsa të tjerët humbën jetën nga asfiksia

6 persona humbën jetën dhe të paktën 80 të tjetrë u plagosën pak pas mesnate kur nëj zjarr shpërtheu në shtëpinë e të moshuarave në Milano!

“Gjashtë persona janë vrarë, një numër i madh i banorëve janë hospitalizuar. Dhjetëra persona janë shpëtuar nga zjarrfikësit të cilët menjëherë kanë evakuuar këtë ndërtesë”, thanë zjarrfikësit në Itali përmes një postimi në Twitter.

Në ndërtesën ku shpërtheu zjarri, në jug të Italisë, raportohet se ishin të vendosur 167 persona.

Zjarri nisi rreth orës 1:20 të së premtes ndërsa, Shkaku i tij ende nuk dihet, thanë autoritetet.

Pesë nga viktimat ishin gra nga mosha 69 deri në 87 vjeç, ndërkaq në mesin e viktimave ishte edhe një burrë 73 vjeç.

Kryetari i qytetit të Milanos, Giuseppe Sala, tha se zjarri duket se ka nisur në një dhomë ku po qëndronin dy gra, të cilat kanë vdekur nga flakët.

Përderisa zjarri nuk u shpërnda në dhomat e tjera, viktimat e tjera vdiqën nga tymi, tha Sala.

Shtëpia ku ra zjarri është një rezidencë e Kudjesit Shëndetësor në pronësi të Bashkisë së Milanos, por që menaxhohet nga një kompani private.