Lançohet Threads, “vrasësi” i Twitter, mbi 6 milionë njerëz i bashkohen në pak orë
Kompania “Meta” në pronësi të Mark Zuckerberg ka lancuar zyrtarisht të mërkurën një aplikacion të ri të quajtur Threads, i cili është rival i Twitter.
Threads synon të ofrojë një hapësirë për biseda në kohë reale në internet.
"Vizioni për Threads është të krijojë një opsion dhe hapësirë publike miqësore për bisedë", tha CEO i Meta Mark Zuckerberg në një postim në Threads pas lançimit.
Brenda pak orësh miliona njerëz i janë bashkuar rrjetit më të ri social.
Lista e aplikacionit e përshkruan atë si një vend, ku komunitetet mund të bashkohen për të diskutuar gjithçka, shkruan CNN.
Aplikacioni duket se ka shumë ngjashmëri me Twitter-in, por me edhe më i përmirësuar. Kompania Meta tha se mesazhet e postuara në Threads do të kenë një kufi prej 500 karakteresh.
Linçimi i këtij rrjeti të ri social vjen në një moment të brishtë për “Twitter”, I cili që prej kalimit të pronësisë tek Elon Musk, nuk ka gjetur qetësi.
Ky I fundit pas shkarkimit të qindra njerëzve nga puna, ka aplikuar disa ndryshime thelbësore në aplikacion, ku më I rëndësishmi është ndarja e profileve, mes atyre që paguajnë për verifikim dhe pjesës tjetër të anëtarëve të rrjetit social.
Por ndryshimi që ka zhgënjyer edhe më tepër përdoruesve të “Twitter” ishte vendimi i marrë në fillimin e kësaj jave për kufizimin e numrit të postimeve që mund të shikohen në ditë.
Manjati i teknologjisë pretendoi se ky vendim ishte për të frenuar kompanitë që zhvillojnë Inteligjencën Artificiale që të kenë akses, por nga kritikët shihet si një tentative për të shtuar përdoruesit që të paguajnë.
