Berisha: Kurti kryeministër shkatërrues, Klinton ishte i qartë, tregoi rrugën ku duhet të ecë Kosova
Në një intervistë për RTV Ora, Anton Berisha, ish-ministër i jashtëm i Kosovës u shpreh se Albin Kurti është një kryeministër shkatërrues dhe që nuk i ka të qarta elementët e politikës ndërkombëtare.
Ai tha se historia e Klintonit dhe bombardimeve është një histori që ka dënuar politikën e Millosheviçit në mënyrë që njerëzit të jenë të lirë.
Berisha: Albin Kurti është një kryeministër shkatërrues dhe që nuk i ka të qarta elementët e politikës ndërkombëtare. Historia e Klintonit dhe bombardimeve është një histori që ka dënuar politikën e Millosheviçit në mënyrë që njerëzit të jenë të lirë. Ajo ndërhyrje nuk kanë pasur në mend që të bëhet e kundërta. Kurti po e lexon gabimisht gjendjen e Kosovës, sepse nuk jemi një shtet sovran në aspektin e plotë të fjalës, sepse sigurinë e garanton KFOR-i një ushtri e NATO-s. Kurti duket sikur e harron këtë gjë dhe duket sikur ka fuqinë në gjithë vendin.
Mendoj se presidenti Klinton ishte i sinqertë dhe tregoi rrugën që duhet të ndjekë Kosova në mënyrë që të mos izolohet. Ndërkombëtarët kanë bërë me dije se sjelljet e qeverisë së Kosovës do të kenë pasoja dhe njëra prej tyre është edhe izolimi politik. Prandaj mos prezencën e tyre në vizitën e Klinton e shoh si një masë të parë të kësaj gjëje.
