Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut në Kosovë: Nuk bëjmë dot asnjë nga palët fajtore, duhet shtensionim
Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut janë duke zhvilluar një konferencë me atë të Kosovës, Albin Kurti. Ata kanë bërë thirrje për deskalim të situatës dhe përmbajtjes së marrëveshjes bazë dhe dialogut.
“Kemi pasur bisedime të gjata në Beograd dhe Prishtinë dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë nëse mundemi në të ardhmen e afërt dhe në aspektin kryesor do të udhëhiqet nga BE. Isha i lumtur në shkurt kur me pjesëmarrjen e Gjermanisë dhe Francës arritëm një marrëveshje bazë. Por që prej atëherë tensionet janë ngritur sërish dhe tani duhet të fokusohemi në deskalim. Pra duhet të kthehemi në proces, hap pas hapi.
Deskalimet duhet të jenë nga të dyja palët, mendjet e ftohta do të mbizotërojnë. Të gjithë duan deskalim. Nëse mund të ndihmojmë ne jemi këtu por duhet t’i mbahemi procesit të udhëhequr nga BE dhe SHBA.”- tha Mark Rutte.
Nga ana tjetër, kkryeministri luksemburgez thotë se Xavier Bettel thotë se nuk mund të ketë fitues nëse ka konflikt në Ballkan.
Sikurse tha Mark, është udhërrëfyes dhe ndonjëherë duket se kush është më e hershme veza apo pula. "Ne e kemi këtë udhërrëfyes dhe duhet t’i përmbahemi. Në vend të fjalës duhen vepra. Duhet të fillohet diku, nëse jo sot besoj se Lajçak do vij nesër dhe duhet të punoni me këtë udhërrëfyes. Stabiliteti është në interes të të gjithëve. Në fund nuk do të ketë fitues nëse ka konflikte.”- tha ai.
Kurti thotë se marrëveshja bazë është shumë e favorshme për të dyja palët, por problemi nisi që kur Serbia nuk nënshkroi në Ohër.
“E kemi një marrëveshje dhe kjo duhet vlerësuar sepse është bërë nga BE. Ishte e paimagjinueshme dy vite më parë. Qasja e njohjes de facto, çdo student që studion shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare do të vijë në përfundimin se kjo është një njohje de facto. Vështirësia që kemi është mungesa e implementimit. Dhe kjo nisi që kjo marrëveshje nuk u nënshkrua, gjë që është problem shumë i madh. Kjo është zgjidhja, marrëveshja është aty. Të gjithë udhëheqësit evropian mos të heqin dorë nga marrëveshja bazë, sepse e kemi si pjesë të konsultimeve të Keshillit të Evropës, të mos heqim dorë.”- tha Kurti.