Sot 4 korriku, Begaj: Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2023, 09:09
Presidenti Bajram Begaj iu është bashkuar urimeve me rastin e Pavarësisë së SHBA-ve.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Begaj shprehu mirënjohje për marrëdhëniet mes dy vendeve.
MESAZHI I BEGAJT
Gëzuar 4 Korrikun ????????!
Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.
Si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë.