Politika shqiptare uron SHBA-të për 247 vjetorin e Pavarësisë, ish-presidenti Bill Clinton e kalon në Shqipëri
SHBA festojnë sot 247 vjetorin e Pavarësisë ndërsa urimet nuk kanë munguar as nga figura të politikës shqiptare.
Presidenti i 42-të i SHBA Bill Clinton ka zgjedhur që këtë përvjetor të jetë në Shqipëri në një vizitë dy ditore ku do të takohet me krerët e vendit.
I pari që uroi ishte presidenti Bajram Begaj i cili shprehu mirënjohje për marrëdhëniet mes dy vendeve.
"Gëzuar 4 Korrikun!Mirënjohës dhe krenarë për historinë që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara. Si partnerë strategjikë, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme në të cilën ruajmë dhe forcojmë së bashku vlerat e demokracisë," shkroi ai.
Kryeministri Edi Rama uroi gjithashtu teksa postoi foto nga ceremonia e pritjes dje e ish-presidentit Bill Clinton.
“Gëzuar 4 korrikun Amerikë. GOD BLESS YOU, shkruan Rama.
Deputeti demokrat Tritan Shehu uroi Pavarësinë e SHBA-së duke e cilësuar si një ditë të madhe për të gjithë e një partner i pavendësueshëm për Shqipërinë.
"Urimet me te mira ShBA sot ne diten e Pavaresise!
Nje ngjarje madhore kjo jo vetem per ate vend te madh!
Por per te gjithe, si nje mburoje per vlerat, lirite, demokracine kudo ne rruzull!
Nje mik e partner i pa zevendesueshem per Shqiperine e shqiptaret.
Gezuar kete feste, kete dite “te lindjes” se ShBA," shkroi Shehu.