Erdogan: Dëmet nga tërmeti i shkurtit arrijnë në 104 miliardë dollarë në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2023, 07:25
Dëmet materiale nga tërmeti në Turqi arritën në 104 miliardë dollarë, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Më 6 shkurt, një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Turqinë. Fatkeqësia preku 13.5 milionë njerëz në 10 provinca të vendit.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli më pas 7 ditë zie në kujtim të viktimave.
Gjithashtu, në 10 provincat e goditura u shpall gjendja e jashtëzakonshme për një periudhë 3 mujore.
