20 vjetori i “Get Rich or die Tryin” 50 cent në turneun e fundit botëror

“Get rich or Die Tryin”, albumi i 50 Cent shënon 20 vjetorin që përkon kështu edhe me turneun e fundit botëror të këngëtarit. Një lajm të tillë e ka bërë me dije vetë reperi i cili tha se ky mund të jetë turneu i tij i fundit pasi tashmë është i  angazhuar në punëne e TV dhe filmave.

Ky mund të jetë turneu botëror I fundit për këngëtarin 50 Cent. Reperi ka bërë me dije lajmin në nisje të turneut që shënon 20 vjetorin e klasikes së hip-hop "Get Rich or Die Tryin.

"Nuk do të mund të bëj më një turne të tillë. Gjërat e mia që kanë të bëjnë me prodhimin e filmave dhe televizionit nuk më lejojnë. "Audienca ime është më e vjetër. Me punën time filmike dhe televizive po flas drejtpërdrejt me audiencën time kryesore. Nuk dua t'i humb ata... Ata më bënë mua një sukses."

Kështu u shpreh reperi, i cili së shpejti do të shihet përkrah Sylvester Stallone në "Expendables 4".

50 Cent, emri i vërtetë Curtis Jackson, mbush 48 vjeç këtë javë ndërsa është në përgatitje të turneut "Final Lap" në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Australi, me më shumë data që do të shtohen në Azi dhe më gjerë.

Tashmë ai ka shitur më shumë se 600,000 bileta, për të cilat "Fiddy" gjithmonë modest thotë me një buzëqeshje "do të ishte mbresëlënëse për djemtë e tjerë, por unë jam 50 Cent".

E vetmja gjë që mund ta joshte atë pas kësaj do të ishte nëse mentorët e tij të vjetër -- Eminem dhe Dr Dre -- do të vinin me të.

"Nëse do të mund t'i nxirrja Em dhe Dre nga shtëpia, kjo do të më kthente në turne, por nuk mendoj se kjo do të ndodhë," tha ai.