Izraeli blen 25 avionë të tjerë F-35 nfga SHBA-ja në një marrëveshje me vlerë 3 miliardë dollarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2023, 21:40
Izraeli miratoi blerjen e 25 avionëve të tjerë luftarakë F-35 Lightning II nga SHBA-ja në një marrëveshje me vlerë 3 miliardë dollarë, njoftoi të dielën Ministria izraelite e Mbrojtjes.
Me blerjen e flotës së tretë të avionëve luftarake Stealth F-35, numri i përgjithshëm në inventarin e Forcave Ajrore izraelite do të rritet në 75.
Ministria tha se avionët do të financohen përmes një pako të ndihmës për mbrojte që Izraeli merr nga SHBA-ja.
Në shtator 2016, SHBA-ja njoftoi një marrëveshje ndihme dhjetëvjeçare, nga 2019 deri në 2028, në vlerë prej 38 miliardë dollarësh ose 3.8 miliardë dollarë në vit.
