1 mln euro për policin, ekstremistët e djathtë mbledhin fonde për efektivin që vrau 17-vjeçarin
Vrasja e 17-vjeçarit me origjinë nga Afrika e Veriut ka nxitur tensione edhe mes politikanëve teksa mbështetës të ekstremit të djathtë kanë grumbulluar 1 milionë euro fonde për t’ia dhuruar policit që i mori jetën adoleshentit.
Kaosi në Francë pas vrasjes së 17-vjeçarit nga efektivi i policisë nuk është krijuar vetëm në rrugët e qyteteve, por edhe fushatat e bamirësisë.
Teksa familja e viktimës ka mbledhur 200 mijë euro, ekstremistët e djathtë kanë grumbulluar 1 milionë euro për policin që qëlloi mbi adoleshentin me origjinë nga Afrika e Veriut
Gjyshja e Nahelit u shpreh “zemërthyer” për këto donacione për policin.
“Ai ia mori jetën nipit tim. Ky njeri duhet të paguajë njësoj si të gjithë”, u shpreh ajo duke kërkuar drejtësi
Vrasja e Nahelit më 27 qershor gjatë një ndalese trafiku në periferi të Parisit kanë ekspozuar ndarje të thella politike në Francë.
Shumë figura të krahut të djathtë kanë mbrojtur forcat e sigurisë, ndërsa ata të majtë e shohin vrasjen e tij si pasojë të racizmit sistematik në polici. Trazirat përhapura që prej atëherë duket se e kanë thelluar këtë ndarje.
Politikanët nga e majta dhe partia qendrore në pushtet kanë dënuar donacionet për policin, i cili u nis nga blogeri i ekstremit të djathtë, Jean Messiha.
Kreu i Partisë Socialiste, Olivier Faure, kritikoi platformën Gofundme, duke thënë se po e mundësonte një donacion “të turpshëm”.
Deputetja e së majtës, Mathilde Panot, theksoi se si një donacion për një ish-boksier që kishte goditur me grushte oficerët e policisë gjatë demonstratave antiqeveritare të “Jelekëve të Verdhë” në vitin 2019 ishte mbyllur shpejt nga autoritetet.
