"Një grusht librash" - Romeo Gurakuqi sjell "Shqipëria dhe tokat e lirueme 1939-1946"

Romeo Gurakuqi ishte i ftuar në "Një grusht librash" me librin "Shqipëria dhe tokat e lirueme 1939-1946".

Gurakuqi: Kjo është histori e Shqipërisë nga vitet 1939-1946. Shumë ngjarje kalojnë edhe përtej këtyre viteve. Bëhet fjalë për historinë e shtetit shqiptar. Ka qenë e nevojë që të identifikohet në këtë mënyrë sepse shqiptarët nuk e kanë ditur që në vitin 1941 ka pësuar një zgjerim dhe jemi zgjeruar në të gjithë hapësirën etnike të Ballkanit.

Në vitin ’41 për shkak të rrethanave të luftës kemi pësuar një zgjerim elektoral dhe jemi riintegruar në territoret e Jugosllavisë. Ka pasur një përpjekje për të riintegruar edhe jugu ne vendit, por ka dështuar.