BBC publikon pamjet satelitore të kampit të Wagner në tokën bjelloruse
Pak ditë pasi grupi Wagnner u tërhot nga rebelimi mbi moskën zyrtare, BBC ka publikuar pamje nga kampi në bjellorusi ku dyshohet se janë riorganizuar.
Pamjet satelitore tregojne mbi 300 struktura të ngjashme me tenda të ngritura 64 milje nga Minsku.
Në fakt janë krahasuar dy fotografi një në 15 qershor ku duket fusha e boshatisur dhe një dy javë më pas ku vihet re ndryshimi i plotë.
Kjo vjen pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Lukashenko, që forcat Wanger të tërhiqeshin nga Rusia.
Sipas marrëveshjes, Prigozhin do të transferohej në Bjellorusi ndërsa trupat e tij do të regjistroheshin në ushtrinë ruse ose agjencitë e zbatimit të ligjit, të ktheheshin te familja dhe miqtë e tyre, ose të shkonin në Bjellorusi.
Të premten, Lukashenko ftoi mercenarët e grupit Wagner në vendin e tij për të trajnuar ushtrinë bjelloruse.
Presidenti e bëri ftesën në një fjalim kushtuar Ditës së Pavarësisë së Bjellorusisë.
Nga ana tjeter, Lukashenko i ka fryrë edhe më shumë zjarrit duke akuzuar se Perëndimi po e përgatit Poloninë për ta përdorur atë kundër Bjellorusisë dhe Rusisë, duke e krahasuar me Ukrainën.
Duket se në këtë mërë dy aleatët rus dhe bjellorus po tentojnë të hapin fronte të reja beteje edhe pse është shtuar kërkesa për gjetjen e një zgjidhje për përfundimin e krizës.



