Pjesë e bandës së prodhimit dhe shitjes së kokainës, dënohet me 6 vite shqiptari në Belgjikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2023, 21:00
Gjykata e Leuven në Belgjikë ka dënuar me gjashtë vite burg një shtetas shqiptar, i cili ishte pjesëtar i një bande kriminale.
Mësohet se i arrestuari ishte pjesë e një grupi të përfshirë në prodhimin dhe shitjen e kokainës.
Pjesa tjetër e bandës u dënua në vitin 2021 për veprat penale, në një kohë kur i pandehuri ishte në Shqipëri.
Ai është shprehur para drejtësisë se nuk kishte dijeni për padinë, ndërsa këtë vit u dorëzua te autoritetet belge.