FOTO/ Shkoi në spital me diarre, mjekët i presin gishtërinjtë gruas pasi iu kthyen në ngjyrë të zezë

Një grua në Tajlandë ka mbetur e shokuar pasi doktorët i prenë gishtat e këmbëve dhe të duarve, për shkak të një komplikacioni.

30-vjeçarja nga Chon Buri, Tajlandë, u dërgua në spital për diarre të rëndë dhe pasi u konstatua se kishte presion të ulët të gjakut, ajo u dërgua për trajtim urgjent, raporton Thaiger. Burri i saj , Chai, tha për mediat lokale se mjekët e informuan atë që gruaja e tij vuante nga dështimi i veshkave dhe kishte nevojë për dializë.

Ai pretendoi se i ishte dhënë një formular pëlqimi për një operacion, megjithëse gruaja e tij dukej e pasigurt për operacionin, Chai i dha leje stafit mjekësor.

Teksa qëndronte në spital, Chai vuri re se gjendja e gruas së tij kishte filluar të përkeqësohej. Gishtat e duarve dhe këmbëve të saj ishin bërë të zeza dhe ajo dukej se nuk reagonte gjatë bisedave, duke i shtyrë mjekët të hetonin më në fund se çfarë kishte shkuar keq.

Përfundimisht u zbulua se gruaja kishte vuajtur nga sepsis, një infeksion serioz i gjakut që mund të shkaktojë uljen e nivelit të oksigjenit. Në përpjekje për t'i shpëtuar jetën, mjekët ia amputuan të gjithë gishtat e këmbëve dhe të duarve.

Gruaja la spitalin, por sërish mbetet mister se çfarë e përkeqësoi kaq shumë gjendjen e saj.